Lajme

Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinjtë i shpëtojnë mrekullisht aksidentit

08/16/2026 08:40
nga:G B

Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, i kanë mbijetuar një aksidenti të rëndë në qarkun Stade të Gjermanisë, ku një trung peme ka depërtuar në kabinën e veturës.

Sipas policisë, 24-vjeçari po përshpejtonte me një Audi A5, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Vetura u përplas me një pemë, ndërsa trungu i saj çau pjesën e brendshme të automjetit, shkruajnë mediat gjermane.

Shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri 20-vjeçar u lëndua rëndë.

Të dy u dërguan në spital pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes.

Policia dyshon se shoferi mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe i është marrë gjak për analiza. Dëmet materiale në veturë vlerësohen në rreth 20 mijë euro.