Lajme

E rëndë: 72-vjeçari humb jetën në aksident trafiku

08/16/2026 08:16
nga:G B

Një 72-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Njoftimi u bë nga faqja e Xhamisë “Hoxhë Mustafë Arifi” të fshatit Mleqan.

Ceremonia e varrimit të Haki Fazli Gashit, do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00 në po këtë fshat.

Nuk dihen më tepër detaje se ku apo në çfarë rrethanash ka ndodhur ky aksident.