Lajme

Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare

08/15/2026 21:35
nga:L J

Vezir Haziraj, i kërkuar së fundmi për tentim-vrasje, rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare.

Sipas dosjes së siguruar nga Klan Kosova, ndaj tij janë ngritur 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Në vitin 2018, ai u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasje të rëndë ndaj të dashurës 17-vjeçare, të cilën e kishte goditur me thikë. Për arratisje ishte dënuar me 4 muaj burgim, ndërsa edhe brenda burgut kishte kryer vepër penale, për të cilën mori një tjetër dënim prej 4 muajsh.

Aktakuzat e tjera lidhen kryesisht me vjedhje të lehta dhe të rënda, ndërsa disa raste të ngritura që nga viti 2016 nuk janë gjykuar.