Dy ndeshje janë zhvilluar sot në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
Malisheva ka nisur sezonin me një fitore të thellë, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-6. Skuadra malishevase tregoi paraqitje të fuqishme dhe e dominoi ndeshjen, duke marrë tri pikët e para të sezonit.
Në anën tjetër, Drenica dhe Dukagjini janë përballur në stadiumin “Bajram Aliu”, në një sfidë që përfundoi pa gola.
Pas 90 minutash lojë, rezultati ishte 0-0 dhe të dyja skuadrat u ndanë me nga një pikë.
/GazetaBlic Sport/


