Sporti

Malisheva në epërsi ndaj Vushtrrisë, Drenica dhe Dukagjini pa gola

08/15/2026 17:18
nga:Mergim Rreci

Malisheva po fiton 0-2 ndaj Vushtrrisë pas përfundimit të pjesës së parë.

Dulaj dhe Uka kanë shënuar nga një gol për Malishevën, duke i dhënë skuadrës epërsinë e dyfishtë.

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Dukagjini e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-0.

Alban Shillova e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

/GazetaBlic Sport/