Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, ka deklaruar se humbja në finalen e Champions League ndaj PSG-së do të shërbejë si motivim shtesë për skuadrën në sezonin e ri.
Arsenali do të përballet me Manchester Cityn në Superkupën e Anglisë, ndërsa Gabriel synon që skuadra të rikthehet te trofetë pas zhgënjimit në Evropë.
Braziliani, i cili humbi një penallti në finalen ndaj PSG-së, e sheh atë moment si një shtysë për të dhënë edhe më shumë në sezonin e ri.
“Është një motivim për mua. Duam të fitojmë çdo trofe dhe do të luftojmë për të gjithë”, u shpreh Gabriel.
Mbrojtësi theksoi gjithashtu se mbështetja e tifozëve dhe bashkëlojtarëve e motivon skuadrën për të synuar suksesin. Arsenali dëshiron ta nisë sezonin me trofe dhe synon të luftojë për të gjitha kompeticionet.
/GazetaBlic Sport/


