Lajme

“Shkelësit e Kushtetutës”- largohen pankartat e RDK-së nga dyert e Kuvendit

08/15/2026 13:59
nga:L J

Pankartat e Rinisë Demokratike të Kosovës që u vendosën gjatë aksionit të tyre janë larguar nga dyert e Kuvendit të Kosovës.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kishin vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari mbi të cilët iu vendos etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.