Lajme

Tre burra lëndohen pas një mosmarrëveshjeje në Vushtrri, u përdor edhe sëpatë

08/15/2026 09:48
nga:L J

Tre burra kanë pësuar lëndime pas një mosmarrëveshjeje me disa persona në Vushtrri, ku dyshohet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë, përkatësisht sëpatë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës të së premtes.

“Lidhur me rastin, personat e dyshuar ndodhen në kërkim policor, ndërsa rasti i është nënshtruar procedurave përkatëse hetimore”, thuhet në raportin e policisë.