Lajme

Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

08/15/2026 09:24
nga:L J

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale një video-incizim duke shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 13 gusht 2026. Pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja.

Ndërkohë, nga i dyshuari është sekuestruar një armë me gaz dhe 13 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

“Prishtinë / 13.08.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjete sociale ka publikuar një video incizim duke shtënë me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari ka sekuestruar një armë me gaz dhe 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.