Shakhtar Donetsk po planifikon të përdorë Stamford Bridge, stadiumin e Chelsea-t në Londër, si shtëpinë e tij për ndeshjet e Champions League sezonin e ardhshëm.
Klubi ukrainas po shqyrton mundësinë që stadiumi legjendar i Chelsea-t të regjistrohet si impianti ku do të zhvillojë ndeshjet e saj evropiane si skuadër pritëse.
Shakhtari është i detyruar të zhvillojë ndeshjet jashtë Ukrainës për shkak të situatës së luftës, ndërsa Stamford Bridge mund të jetë një alternativë e rëndësishme për klubin.
Nëse marrëveshja realizohet dhe miratohet nga UEFA, tifozët mund ta shohin Shakhtarin duke luajtur në një prej stadiumeve më ikonike të futbollit anglez.
/GazetaBlic Sport/


