Sporti

Interi përgatit ofertën e re për Curtis Jones, synon të arrijë 40 milionë euro

08/14/2026 20:44
nga:Mergim Rreci

Interi është gati të përmirësojë ofertën për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones.

Klubi italian pritet të shtojë bonuse në propozimin e tij, me synimin që paketa totale të arrijë kërkesën prej 40 milionë eurosh të klubit anglez.

Jones shihet si një objektiv i rëndësishëm për Interin, ndërsa negociatat mes dy klubeve vazhdojnë.

Zikaltrit shpresojnë që oferta e re të bindë Liverpoolin për të dhënë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit.

/GazetaBlic Sport/