Gjilani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi triumfoi 1-3 ndaj Feronikelit ’74 në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadra gjilanase arriti të shënoj në secilën pjesë, duke siguruar tri pikët e para të sezonit.
Jashari, Namani dhe Tolaj ishin autorët e golave për Gjilanin, duke i dhënë skuadrës së tyre një start pozitiv në kampionat.
Në anën tjetër, Shpresim Zogu realizoi për Feronikelin ’74, gol ky që nuk mjaftoi për të bërë diçka më shumë.
/GazetaBlic Sport/


