Sporti

Mbappe: Këtë vit do të fitojmë trofe, jam i sigurt se do të rikthehemi

08/14/2026 15:58
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe ka shprehur bindjen se Real Madridi do të rikthehet më i fortë dhe do të luftojë për trofe gjatë sezonit të ri.

Sulmuesi francez theksoi rëndësinë e fitores dhe përqendrimit maksimal të skuadrës gjatë gjithë sezonit.

“Duhet të fitojmë dhe mendoj se këtë vit do të fitojmë trofe. Jam i sigurt se do të rikthehemi. Duhet të qëndrojmë të fokusuar gjatë gjithë vitit.”

Mesazhi i Mbappes vjen në një moment kur pritshmëritë ndaj Real Madridit janë të mëdha. Francezi duket i bindur se skuadra ka potencialin për të reaguar dhe për të synuar trofetë më të rëndësishëm.

/GazetaBlic Sport/