Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, sipas tij, për “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij, raporton Gazeta Blic.
“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.
Ai ka akuzuar Kurtin se synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin.
“Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka deklaruar Gjini.
Kreu i Aleancës ka renditur edhe disa prej kërkesave që, sipas tij, duhet t’i përmbushë çdo qeveri e ardhshme.
Postimi i plotë:
Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij.
Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes.
Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë.
Aleanca mbetet e qartë.
Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:
1. Gazin amerikan
2. Të ndërtojë kapacitete energjetike
3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore
4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla
5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë
6. Të investojë në kryeqytet.


