FC Feronikeli ’74 ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor Lorik Dobratiqi, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës.
Dobratiqi vjen pas një sezoni te Prishtina e Re, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Ballkanit në ndeshjet e garave evropiane.
Me këtë afrim, Feronikeli ’74 vazhdon të kompletojë skuadrën para sezonit të ri.
/GazetaBlic Sport/


