Lajme

U raportua se shkoi me shoqërues nga Skenderaj në Kuvend, flet Lushtaku: S’kam qenë me askënd

08/13/2026 12:54
nga:L J

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka mohuar se ai ka qenë me shoqërues ditën e djeshme në Kuvend, ku pati tensione.

Lushtaku, për KosovaLive, ka thënë se mbetet pikëpyetje se pse një truproje e afërt e Albin Kurtit ka qenë dje në sallën e kuvendit, përderisa vetë lideri i VV’së, s’ka qenë aty.

“Absolutisht unë nuk kam qenë me asnjë shoqërues. … me një nga truprojat e afërta të Albin Kurtit, nuk e di pse ka qenë ai aty, sepse Albin Kurti nuk ka qenë në sallë të Kuvendit, por ende është në pikëpyetje pse ka ardhë ai aty”, ka thënë Lushtaku.