Luis Enrique vazhdon të shkruajë historinë në futbollin europian. Pas triumfit të PSG-së në Superkupën e UEFA-s, trajneri spanjoll ka arritur në kuotën e 6 trofeve europianë, duke barazuar dy legjenda të stolit, Sir Alex Ferguson dhe Giovanni Trapattoni.
Me këtë sukses, Luis Enrique renditet mes trajnerëve me më shumë trofe europianë në histori, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të karrierës së tij.
Spanjolli ka fituar trofe të rëndësishëm në etapa të ndryshme të karrierës dhe tashmë vazhdon të shtojë rekorde edhe në drejtimin e PSG-së.
Gjashtë trofe europianë dhe një tjetër kapitull i artë për Luis Enriquen. Një trajner që po e shndërron suksesin në Paris në një epokë të re dominimi.
/GazetaBlic Sport/


