Sporti

Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca

08/12/2026 22:35
nga:Mergim Rreci

Amir Rrahmani ka realizuar një gol spektakolar në miqësoren e Napolit ndaj Arisit.

Kapiteni i Kosovës gjeti rrjetën në minutën e 19-të, me një goditje të fuqishme nga distanca që përfundoi në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Një gol i veçantë për Rrahmanin, i cili edhe një herë tregon aftësitë e tij për të kontribuar në fazën sulmuese, pavarësisht se luan në repartin e mbrojtjes.

/GazetaBlic Sport/