Lajme

Muhaxheri: Avni Dehari është instrument i Albin Kurtit

08/12/2026 22:14
nga:G B

Analisti Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka kritikuar rolin e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke e cilësuar atë si të ndikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Avni Dehari është instrument i Albin Kurtit. Roli i tij është inekzistent. Nuk mundet me i thënë ‘jo’ Kurtit. Nuk e fajësoj atë shumë sa e fajësoj Albinin. Askush në VV nuk mundet me i thënë ‘jo’ Kurtit”, tha Muhaxheri.

Sipas tij, përgjegjësia kryesore për zhvillimet politike dhe mënyrën se si po veprojnë përfaqësuesit e Vetëvendosjes duhet t’i atribuohet Albin Kurtit.