Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi nga Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari lidhur me personin që sot, brenda Kuvendit të Kosovës, bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt.
Ramadani ngre pyetje se kush e ka ftuar këtë person në Kuvend, kush ia ka mundësuar hyrjen dhe nëse ai është njohur më herët nga Vetëvendosje.
“Ky gjakprishur dhe thirrës për vrasje nuk është mërgimtar. Pse e latë të hyjë në Kuvend sot? Apo, mos e ftuat ju? Shumë detaje do të dalin për këtë dhe për shumëkënd”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kërkuar përgjigje konkrete për pesë çështje:
Kush e ftoi këtë person në Kuvend?
Kush e lejoi një jo-mërgimtar të futet në Kuvend në ditën kur Kuvendi ishte i hapur për mërgimtarët?
A e njeh Vetëvendosje këtë person dhe si e njeh?
Me kë ka lidhje ky person dhe si u bë që Vetëvendosje e njeh?
Pse iu hap dera një personi që bëri thirrje për vrasje?
Ramadani paralajmëron se për këtë rast dhe për personat e përfshirë “shumë detaje do të dalin”.


