Analisti Milam Zeka në ”Click” të RTV21 ka bërë deklarata të ashpra lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e çon vendin drejt një përshkallëzimi të rrezikshëm.
Zeka tha se, sipas tij, Kurti po përgatit terrenin për një konflikt civil në Kosovë.
“Albin Kurti është duke përgatitur një luftë, vëlla, vresës një luftë civile në Kosovë, e cila ka filluar sot dhe mund të vazhdojë edhe nesër e në shtator”, tha Zeka.
Ai shtoi se situata mund ta çojë Kosovën në një gjendje edhe më të rëndë, duke e krahasuar me krizën e vitit 1997 në Shqipëri.
“Ky po don me çu Kosovën në një gjendje më të rëndë sesa Shqipëria në vitin 1997”, deklaroi Zeka në “Click” të RTV21.


