Djed Spence është shumë pranë transferimit te Interi! Mbrojtësi anglez pritet të largohet nga Tottenham dhe të vazhdojë karrierën në Serie A, te kampionët e Italisë.
Sipas raportimeve të fundit, Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e Spence për një tarifë prej 31.5 milionë eurosh. Negociatat mes klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe operacioni tashmë është në fazën përfundimtare.
Lajmi është konfirmuar nga Fabrizio Romano, duke sinjalizuar se marrëveshja është arritur.
Spence shihet si një përforcim i rëndësishëm për krahun e Interit, falë shpejtësisë, forcës fizike dhe aftësisë për të luajtur në të dyja krahët. Interi e kishte ndjekur prej kohësh situatën e tij dhe tashmë ka vendosur të konkretizojë interesimin.
/GazetaBlic Sport/


