Mesfushori i Liverpoolit, Curtis Jones, vazhdon të jetë objektivi kryesor i transferimeve të Interit.
Klubi italian beson se mund të arrijë një marrëveshje me klubin e Merseyside për një shumë prej rreth 35 milionë eurosh. Liverpooli fillimisht dëshironte 40 milionë euro.
Interi donte të nënshkruante me Jones në janar për një periudhë huazimi, por kjo ofertë u refuzua nga Reds.
Largimi i Davide Fratesi te Lazio mund të përshpejtojë negociatat për lojtarin anglez, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Liverpoolin.
/GazetaBlic Sport/


