Paris Saint-Germain është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres.
Klubi francez dhe ai katalanas janë në negociata të avancuara, ndërsa aktualisht ekziston ende një diferencë e vogël në aspektin financiar mes kërkesës së Barcelonës dhe ofertës së PSG-së.
Megjithatë, palët janë optimiste dhe pritet që kjo pengesë të zgjidhet së shpejti. Sipas informacioneve të fundit, marrëveshja për transferimin e sulmuesit spanjoll pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.
Torres, i cili ka qenë pjesë e Barcelonës, mund të bëhet kështu një nga afrimet e rëndësishme të PSG-së. Klubi parisien e sheh spanjollin si një përforcim të vlefshëm për repartin ofensiv dhe tashmë po punon për të mbyllur detajet e fundit të transferimit.
/GazetaBlic Sport/


