Lajme

Abrashi : Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Hamza e pranon ofertën e Kurtit

08/12/2026 14:20
nga:L J

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas aksionit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e kësaj partie kërkuan thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka pretenduar se Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pranon ofertën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Bedri Hamza e pranon ofertën e Albin Kurtit. PDK e fiton kryeparlamentarin vetëm dhe vetëm që të mos e bllokojë zgjedhjen e presidentit të ri”, ka shkruar Abrashi.