Lajme

Mërgimtari në Kuvend: Është dashtë me pritë edhe sot që erdhëm ne në Kuvend

08/12/2026 13:59
nga:L J

Në një bisedë me deputeten e PDK-së, Sala Jashari, një mërgimtar ka shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se kishte ardhur për të vizituar Kuvendin dhe për të biseduar individualisht me deputetë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake.

“Ne dojmë me vizitu e me bisedu individualisht me ndonjë deputet, pa marrë parasysh i cilës parti. Të paktën është dashtë me pritë dhe sot mos me blloku sallën e Parlamentit, me lanë vizitën e mërgatës. Mos me na marrë ditën neve, s’po mundemi me komuniku me asnjë individ”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur keqardhje që vizita e tij në Kuvend nuk po zhvillohet sipas planit, për shkak të situatës së krijuar në institucion.