Lajme

Haxhiu merr fjalën në Kuvend, PDK-ja e ndërpret me fishkëllima e thirrje

08/12/2026 13:46
nga:L J

Pas rikthimit në Kuvendin e Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur prononcimin para mediave.

Megjithatë, prononcimi i saj është ndërprerë nga deputetët e PDK-së, të cilët kanë reaguar me brohoritje, fishkëllima dhe thirrjet e njëjta të bëra gjatë ditës.

Deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë thirrjen e seancës, ndërsa Haxhiu ka tentuar të vazhdojë prononcimin e saj para gazetarëve