Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të vazhdojë të jetë lojtar i Rayo Vallecano-s në La Liga.
Futbollisti ka konfirmuar vetë qëndrimin te skuadra spanjolle përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shfaqur i lumtur me fanellën e re.
Në mesazhin e tij për tifozët, Kumbulla ka shprehur entuziazmin për këtë hap të rëndësishëm në karrierë. “I lumtur që jam këtu. Shumë i entuziazmuar që kthehem në La Liga dhe që bëj pjesë e një klubi të rëndësishëm. Një kapitull i ri fillon. Tani, është koha për të punuar”, është shprehur mbrojtësi kuqezi
Me këtë lëvizje, mbrojtësi kuqezi shton eksperiencën në kampionatin spanjoll, duke u bërë gati për sfidat e radhës në fanlën e klubit nga Madridi.


