Interi pritet të dërgojë këtë javë ofertën zyrtare për Djed Spence, teksa klubi italian ka nisur lëvizjet konkrete për transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit.
Sipas Fabrizio Romanos, Interi është gati të hapë negociatat direkte me Tottenhamin dhe do të paraqesë propozimin e parë zyrtar. Vendimi përfundimtar do të jetë në duart e klubit anglez.
Spence, nga ana tjetër, ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Interi dhe është i gatshëm për këtë aventurë të re në Itali. Raportimet e fundit bëjnë me dije se lojtari është i interesuar për lëvizjen, ndërsa Interi beson se marrëveshja mund të arrihet për një shumë nën 40 milionë euro.
Tashmë gjithçka varet nga përgjigjja e Tottenhamit dhe kushtet e marrëveshjes. Interi ka bërë hapin e parë, ndërsa topi është në fushën e Spurs.
/GazetaBlic Sport/


