Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Clic” të RTV21 ka paralajmëruar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, dhe administratën e Kuvendit që të mos pengojnë deputetët të hyjnë në objektin e Kuvendit.
Gruda tha se opozita do të jetë e pranishme nesër në Kuvend dhe paralajmëroi se do të kërkojnë rrugën për ta rikthyer vendin në funksionim institucional dhe në përputhje me Kushtetutën.
“Zotit Dehari dhe administratës i them një porosi: mos guxoni me mbyll nesër derën e Kuvendit. Kaq për çka ndodhi, shohim nesër. Ne do ta gjejmë rrugën me e kthy këtë vend në binarë kushtetues”, tha Gruda.


