Harry Kane ka dhënë dritën jeshile për vazhdimin e aventurës te Bayern Munichu, me klubin bavarez që po diskuton një kontratë të re deri në vitin 2029.
Sipas Sky Sport DE, Kane është i gatshëm të nënshkruajë zgjatjen e kontratës dhe pritet që negociatat të avancojnë së shpejti.
Sulmuesi anglez do të mbetet në të njëjtën kategori page, pa kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës.
Kane ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Bayern Munichut që prej transferimit nga Tottenham, ndërsa në sezonin e fundit përfundoi edhe si golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 33 gola.
Nëse marrëveshja finalizohet, kapiteni i Anglisë do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2029.
/GazetaBlic Sport/


