Arsenali ka shfaqur interesim për mbrojtësin francez të Barcelonës, Jules Koundé, teksa “Gunners” po shqyrtojnë mundësinë për ta përforcuar repartin defensiv.
Sipas raportimit të SPORT, te Arsenali e vlerësojnë veçanërisht gjithanshmërinë e tij, i cili mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kjo aftësi për të mbuluar dy pozicione konsiderohet një nga arsyet kryesore pse londinezët janë të interesuar për reprezentuesin francez.
Nga ana tjetër, Barcelona është e hapur për të dëgjuar ofertat për Koundén dhe nuk e konsideron më lojtarin të paprekshëm në merkato. Raportimet e fundit kanë lidhur gjithashtu mbrojtësin me interesim nga disa klube të Premierligës.
/GazetaBlic Sport/


