Lajme

Pas 27 vjetësh KFOR-i nis tërheqjen nga Ura e Ibrit, Policia e Kosovës në vend të tyre

08/11/2026 09:40
nga:Y I

Policia e Kosovës ka nisur gradualisht të marrë përgjegjësinë e sigurisë mbi urën kryesore të lumit Ibër.

Kjo u konfirmua gjatë ditës së djeshme edhe nga misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ky zhvillim vie pas 27 vjetësh kur misionet ndërkombëtare të sigurisë kishin kontrollin e plotë mbi urën.