Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 10 gusht të vitit 1998, katër luftëtarët e UÇK-së u vranë gjatë luftimeve me forcat serbe në rajonin e Junikut.
Sipas Kurtit, Bekim Berisha – Abeja nga Graboci i Pejës ishte 32-vjeçar, Bedri Shala nga Gjurgjica e Drenicës 29-vjeçar, ndërsa Elton Zherka dhe Përmet Vula nga Gjakova ishin nga 20 vjeç.
“Uniforma e UÇK-së i uniformoi vullnetet e këtyre katër luftëtarëve të lirisë, që duke luftuar deri në vdekje për një kauzë aq të drejtë çfarë ishte lufta për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, u përjetësuan në kujtesën e kombit shqiptar dhe në historinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Në fund të postimit, Kurti ka shprehur mirënjohje dhe respekt për katër dëshmorët, duke iu bërë thirrje për kujtim dhe nderim.
“Lavdi luftëtarëve të lirisë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar ai.


