Arsenali po përgatit një lëvizje të bujshme në merkato, pasi ka kthyer vëmendjen te ylli i Juventusit, Kenan Yildiz.
Sipas “La Stampa”, talenti turk është futur në listën e objektivave kryesorë të klubit londinez për repartin ofensiv.
Juventusi është i gatshëm të shqyrtojë një ofertë për Yildizin, por vetëm nëse ajo kalon dukshëm shifrën prej 86 milionë funte.
Arsenali e vlerëson shumë 21-vjeçarin dhe po përgatitet të bëjë lëvizjen e tij për të tentuar transferimin e yllit turk në Londër.
Yildiz konsiderohet një prej talenteve më të spikatura të futbollit evropian, ndërsa tashmë mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do të jenë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të Juventusit.
Nëse Arsenali vendos të paguajë shumën e kërkuar, transferimi i Yildizit mund të shndërrohet në një prej lëvizjeve më të bujshme të kësaj merkatoje.


