Lajme

Gjuajtja me vezë, Kusari-Lila: Ishte një moment surreal që dëshmoi se nervoza kishte kaluar përtej kontrollit!

08/08/2026 16:37
nga:Y I

Ish-shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për sitautën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se sulmi me vezë ishte një ngjarje surreale dhe sipas saj u dëshmuar se nervoza e deputetëve kishte dalë nga kontrolli.

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse të uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti dhe që, bashkë me grupin e saj parlamentar, të arrijnë të kuptojnë se me praninë dhe votimin e tyre për konstituimin e institucioneve mund të kontribuojnë shumë më dobishëm për vendin sesa me veprime të tilla”, ka shkruar Kusari Lila.