Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive është ftuar për sot dhe vetëm kësaj ftesë i përgjigjet pozitivisht.
Ai tha se i përgjigjet ftesës së Avni Deharit për seancë.
“Kryesuesi i seancës konstituuese, deputet më i moshuar Avni Dehari, ka ftuar për vazhdimin e seancës dhe unë kësaj i përgjigjem pozitivisht”, tha shkurtimisht Kurti.


