Lajme

Albulena Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë

08/08/2026 10:39
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në oborr të Kuvendit ka folur për çështjen e mbylljes së Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se s’është e vërtetë që është mbyllur për opozitën dhe sipas saj kjo është një praktikë që ndiqet sa herë që nuk ka ndonjë seancë të ftuar zyrtarisht.

“Kushdo që thotë se dyert e kuvendit janë mbyllur për opozitën s’e thotë të vërtetën. Ato gjithmonë janë mbyllur. Ne s’kemi parë këkresë për seancë të jashtëzakonshme. Por janë edhe disa mënyra se si thirret seanca e Kuvendit, mund ta thërras qeveria. Por s’ka ndodhur asnjëra, dhe s’ka pasur askush përgjegjësi që dikush nga administrata të vijë. Në momentin që thirret seanca, dyert hapën dhe gjithë stafi i administratës të vijnë. Thrras që deputetët të mos akuzojnë askënd, sepse s’ka pasur asnjë tendencë. Por rregullorja e Kuvendit cakton rregullat”, ka thënë Haxhiu.