Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se Kosova nuk pronë e Albin Kurtit.
“Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nëse e mbrojmë Republikën e Kosovës, nuk duhet të presim leje nga Albin Kurti.
Republika e Kosovës nuk është pronë e Albin Kurtit, nuk është pronë e LVV-së dhe nuk është pronë e askujt që përkohësisht ushtron pushtet.
Ata që e deshën Republikën, që e ëndërruan dhe që luftuan për të, nuk ia nënshtruan vullnetin e tyre politik askujt. Nuk pritën që një lider t’u tregonte se kur duhej të mbrohej liria, shteti dhe dinjiteti i tyre.


