Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka mirëpritur rezultatet zyrtare të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të cilat konfirmojnë se produktet: Qumështi VITA dhe jogurti VITA të sigurta për konsum dhe nuk përmbajnë qumësht pluhur, vaj palme apo përbërës të tjerë të padeklaruar.
Sipas raportit të AUV-së, analizat e kryera në mostrat e qumështit UHT dhe jogurtit VITA kanë rezultuar të rregullta, duke dëshmuar për përputhshmërinë e këtyre produkteve me kërkesat e sigurisë ushqimore.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson rëndësinë e kontrolleve institucionale dhe të analizave profesionale, pasi ato janë garanci për konsumatorët dhe ndihmojnë në krijimin e besimit në treg.
Produktet ushqimore vendore, sikurse edhe çdo produkt tjetër në treg, duhet të vlerësohen mbi bazën e cilësisë, standardeve dhe rezultateve të verifikueshme. Kur institucionet kompetente konfirmojnë sigurinë e produkteve, konsumatorët duhet të kenë besim për zgjedhjet e tyre.
“LBK inkurajon qytetarët që të konsumojnë produkte vendore të cilat plotësojnë standardet e sigurisë dhe cilësisë, duke mbështetur në këtë mënyrë edhe fermerët, prodhuesit dhe ekonominë e Kosovës”, thuhet në komunikatë raporton “Gazeta Blic”.
“Mbështetja e prodhimit vendor nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe një mënyrë për të forcuar zinxhirin ushqimor, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”





