Lajme

Hoti akuzon LVV-në për shantazh: LDK e gatshme të ndihmojë në themelimin e institucioneve

08/07/2026 12:18
nga:L J

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shantazh me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë në formimin e institucioneve, por se kjo arrihet me gatishmëri për kompromis.

“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti në Facebook.