Shkruan: Shenoll Muharremi
Anulimi i konstituimit të Kuvendit është sulm mbi demokracinë dhe një ndër aktet më të errëta të demokracisë në Kosovë. Me siguri do të mbetet në histori si një ndër njollat dhe momentet më të çmendura të qeverisjes dhe dominimit të Albin Kurtit.
Dje, çka ndodhi në Kuvend, kur një deputet, AK, doli dhe e anuloi konstituimin e Kuvendit të Kosovës diçka e paimagjinueshme që mund të ndodhë pas gjithë krizave është paparashikueshmëri e nivelit më të lartë.
Fatkeqësisht, një vend ku partia më e madhe, personi me më shumë vota, bën kësi aktesh të papërgjegjshme, ai vend tashmë është i paparashikueshëm. Nuk është një vend me të cilin mund të kryesh punë e shpresoj në të.
E me qenë i paparashikueshëm është mos me të besu njerëzit. Mos me qenë një partner që dikush mundet me bë punë e me bashkëpunu me ty. Ndoshta LDK-ja duhet të mësojë më së shumti nga dje. Ata mund të pajtohen për marrëveshjen e mund edhe t’i marrin 2-3 poste në qeveri, por asgjë nuk është e sigurt. Një ditë Kurti mund të zgjohet dhe të bëhet jashtëzakonisht i paparashikueshëm. Dhe ta anulojë marrëveshjen apo të ndërmarrë veprime të çuditshme që e dhunojnë marrëveshjen me LDK-në, ashtu siç ka bërë më herët.
Fatkeqësisht, Kosova, në këtë formë, me këtë shumicë, nuk është një akter i besueshëm as për BE-në e SHBA-në. Si mund t’i besojnë dikujt që zgjohet në mëngjes dhe e anulon konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas gjithë atyre krizave e zvarritjeve? Pa arsye kredibile!?
Kjo Kosovë nuk është aspak serioze. E do të vazhdojë të jetë e izoluar dhe varfëria do të thellohet.
Derisa… diçka të ndryshojë që më askush, bash askush, kurrë, të mos arrijë të bëjë diçka sikur dje.
Akti i djeshëm i Albin Kurtit do të mbetet në histori si një turp i tij, por gjithashtu si një moment i errët në historinë e Kosovës, ku një person, pa arsye, e anulon konstituimin e Kuvendit dhe rrezikon gjithçka.


