Sporti

Muja mund të ndërrojë sërish ekip!

08/06/2026 18:21
nga:L J

Arbnor Muja mund të ndryshojë sërish “destinacion” në këtë merkato. Sulmuesi i Shqipërisë i cili është momentalisht pjesë e Samsunspor në elitën e futbollit turk, ka përfunduar nën “lupën” e Sint Truidenses.

Sipas gazetarit Sacha Tavolierit, skuadra belge është e interesuar për ta rikthyer anësorin shqiptar, ndërsa bisedimet me klubin turk kanë nisur prej ditësh. Ekziston mundësia që marrëveshja të zgjidhet në fundjavë, nëse gjendet gjuha e përbashkët, kohë kur lojtari të firmosë kontratën.

Kujtojmë se me Kombëtaren kuqezi, Arbnor Muja nuk ka zbritur në fushë që prej 17 tetorit të vitit 2023, duke u “harruar” plotësisht nga ish-trajneri Sylvinho, i cili e la në stol dhe në raste të tjera nuk e përzgjodhi në listat e grumbullimeve.