Lajme

Behrami: Kurti, i udhëhequr nga doktrina serbe, e ka shndërruar Kosovën në “Banana Republic”

08/06/2026 14:28
nga:L J

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami tha se Kurti, “i udhëhequr nga doktrina serbe” dhe “i kapluar nga frika e humbësit”, e ka shndërruar Kosovën në një “Banana Republic”.

Ai shtoi se durimi po soset, ndërsa paralajmëroi se, sipas tij, protestat do të bëhen veprime të pashmangshme, raporton Gazeta Blic.

“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në ‘Banana Republic’! Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve!”, ka shkruar Behrami.