Lajme

Kurti: Zgjedhja e Presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës

08/06/2026 13:09
nga:L J

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën e mbajtur për media tha se zgjedhja e presidentit nuk është vetëm përgjegjësi e VV-së.

Ai tha se kjo është edhe përgjegjësi e PDK-së dhe e Aleancës, raporton Gazeta Blic.

Në këtë konferencë në hollin e Kuvendit, Kurti ka thënë se është i interësuar për marrëveshje, duke ftuar edhe kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime me të.

“I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza… që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Ndaj duhet diskutim, e komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar.”, ka thënë Kurti.