Lajme

Kurti mban konferencë për media në ora 12:30 në Kuvend, pas shtyrjes së seancës konstituive

08/06/2026 12:13
nga:G B

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:30, në Kuvendin e Kosovës.

Konferenca vjen menjëherë pas shtyrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare lidhur me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton Gazeta Blic.

Pritet që në konferencë Kurti të flasë për zhvillimet e fundit politike, arsyet e shtyrjes së seancës konstituive dhe hapat e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja.