Lajme

Vjosa Osmani rikthehet në Kuvend si deputete e LDK-së pas gati gjashtë viteve

08/06/2026 10:43
nga:L J

Ish-presidentja, Vjosa Osmani u rikthye sot në Kuvendin e Kosovës si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u ulur sërish në ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së pas afro gjashtë vitesh.

Osmani ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit në shkurt të vitit 2020, ndërsa disa muaj më vonë mori detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Pas zhvillimeve politike dhe largimit nga LDK-ja, ajo garoi në zgjedhjet e vitit 2021 në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe më pas u zgjodh Presidente e Kosovës, mandat të cilin e ushtroi deri në prill të vitit 2026.

Me përfundimin e mandatit presidencial dhe rikthimin e saj në LDK, Osmani është rikthyer edhe në ulësen e deputetes në Kuvend.