Lajme

Ardian Gjini para seancës konstituive: Aleanca do të jetë zëri i arsyes në Kuvend

08/06/2026 10:08
nga:G B

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar deputetët e Kuvendit të Kosovës para nisjes së seancës konstituive, duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në mandatin e ri.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini uroi në veçanti grupin parlamentar të AAK-së, duke theksuar se mandati i deputetit është një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

“Ky mandat është një përgjegjësi e madhe ndaj secilit qytetar që na ka besuar. Jam plotësisht i bindur se ekipi i Aleancës do të jetë zëri më i fuqishëm i arsyes, zhvillimit dhe stabilitetit në këtë legjislaturë”, ka shkruar Gjini.

Ai shtoi se qëndrimi i Aleancës ka qenë dhe mbetet i qartë dhe transparent.

Në fund, Gjini u ka uruar suksese të gjithë deputetëve në seancën konstituive, duke përfunduar mesazhin me fjalët: “Suksese të gjithëve dhe ju priftë e mbara!”.