Sporti

Bersant Celina prezantohet te skuadra e re në Arabi

08/05/2026 23:48
nga:L J

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka firmosur kontratë me ekipin nga Arabia Saudite, Ettifaq Club.

Celina u largua nga AIK-u si lojtar i lirë dhe pati mundësi për të firmosur me skuadrën arabe.

Tani ish-lojtarin e shumë skuadrave do ta shohim në të njëjtën ligë ku është edhe Cristiano Ronaldo e shumë yje tjerë.