Sporti

Vesel Limaj: Jemi gati, synojmë rezultat pozitiv ndaj Tre Fiorit

08/05/2026 23:00
nga:L J

Mesfushori i Dritës, Vesel Limaj, është shprehur optimist në prag të përballjes ndaj Tre Fiorit, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Conference League.

Në konferencën para ndeshjes, Limaj theksoi se skuadra ka punuar mirë gjatë ditëve të fundit dhe është plotësisht e fokusuar për sfidën që e pret.

“Jemi përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve, jemi të fokusuar maksimalisht për këtë ndeshje. Normalisht na pret një ndeshje jo e lehtë, por kemi besimin që nesër do të marrim rezultat pozitiv”, deklaroi Limaj.

Drita luan në udhëtim me Tre Fiorin të enjten, me fillim nga ora 20:00, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës “play-off”.

/GazetaBlic Sport/